Nënshumë: 5000 L
Circadia by Dr. Pugliese është markë profesionale e kujdesit të lëkurës e bazuar në kronobiologjinë, shkencën e kohës biologjike. Ideja e saj është që lëkura ka ritëm 24-orësh: gjatë ditës ka nevojë të mbrohet nga dëmtimet, ndërsa gjatë natës rigjenerohet dhe riparohet. Markës i njihet se ka qenë pioniere e kujdesit të lëkurës sipas ritmit circadian, me më shumë se 20 vjet përvojë.
Formulimet kombinojnë përbërës botanikë, teknologji me qeliza staminale, vitamina të gjeneratës së dytë dhe peptide. Për këtë arsye rutina Circadia ndahet zakonisht në produkte për ditën dhe për natën.
Produktet Circadia në Korçë dhe në të gjithë Shqipërinë
Në dyqanin online të Innerskin By Edda gjen këto produkte Circadia:
Pastrues
- Micro-Exfoliating Honey Cleanser: pastrues i butë me mjaltë dhe mikro-rruaza për eksfolim natyral.
- Amandola Milk Cleanser: pastrues pa shkumë me qumësht bajame, për ndriçim dhe eksfolim të butë.
- Vitamin Veil Cleanser: pastrues ushqyes me bazë vaji.
- Xhel Pastrues me Acid Salicilik dhe Xhel Pastrues për lëkurë me akne.
Kujdes ditor dhe mbrojtje
- Daytime Control: locion hidratues i lehtë që kontrollon tepricën e sebumit dhe aknet.
- Krem mbrojtës nga dielli me performancë të lartë për përdorim ditor.
Trajtim lokal dhe qetësim
- Spot Stop: trajtim lokal për puçrra dhe skuqje.
- Aloe & Calendula Calming Mist: spray qetësues për lëkurë të ndjeshme.
Pse të blesh Circadia nga Innerskin By Edda
Innerskin By Edda është klinikë dermo-estetike në Korçë, jo vetëm dyqan online. Përveç produkteve, ofrojmë trajtime profesionale me DMK, Circadia dhe Dermaceutic, si dhe epilimin lazer Candela GentleMax Pro dhe Icoone Laser Med. Nëse ke pyetje, na shkruaj në WhatsApp ose përmes faqes Kontakt, dhe lexo më shumë te faqja Rreth nesh.
Shiko edhe markat e tjera
Në dyqanin online gjen edhe markat: DMK, Dermaceutic, Ultima Derma. Mund të filtrosh produktet edhe sipas kategorisë: serume, maska, hidratues, lares fytyre, eksfoliues dhe sapuna.
Pyetje të shpeshta
Çfarë e dallon Circadia nga markat e tjera?
Circadia bazohet në kronobiologji: produktet mbrojnë lëkurën gjatë ditës dhe e ndihmojnë të riparohet gjatë natës, sipas ritmit natyral 24-orësh të saj.
Ku mund të blej Circadia në Korçë?
Në klinikën Innerskin By Edda në Korçë, ose online në dyqanin online. Për këshillë na shkruaj në WhatsApp.
A dërgohet Circadia në gjithë Shqipërinë?
Po, me delivery në të gjithë Shqipërinë.
Cilin pastrues Circadia të zgjedh?
Depende nga lëkura: Vitamin Veil është ushqyes me bazë vaji, Amandola Milk Cleanser është i butë dhe pa shkumë, ndërsa xhelet me acid salicilik janë për lëkurë me akne. Na shkruaj dhe të këshillojmë.






