DMK (Danné Montague-King) është markë profesionale e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga biokimisti dhe kimisti kozmetik Danné Montague-King. Filozofia e saj, Skin Revision, bazohet te biokimia dhe te proceset natyrale të vetërregullimit të lëkurës: enzimat, aminoacidet, peptidet dhe përbërësit bimorë punojnë me funksionet e lëkurës, jo vetëm për të mbuluar problemet e dukshme. Marka njihet për Enzyme Masque-n origjinale dhe përdoret në më shumë se 30 vende.
Programi DMK ndjek katër hapa: Remove, Rebuild, Protect, Maintain (hiq, rindërto, mbro, mirëmbaj). Kjo e bën më të lehtë të kuptosh si t’i kombinosh produktet në një rutinë të vetme.
Produktet DMK në Korçë dhe në të gjithë Shqipërinë
Në dyqanin online të Innerskin By Edda gjen produktet DMK të ndara sipas nevojës së lëkurës:
Pastrim dhe kujdes për lëkurë me akne
- Acne Wash: pastrues trajtues për lëkurë me akne.
- Acu Klenz: xhel pastrues pa sulfate dhe parabene, me acid salicilik 2.25%, për lëkurë të yndyrshme.
- Acu Masque: maskë profesionale për lëkurë me akne dhe yndyrë të tepërt.
- BP-10 Lotion: formulë me bazë uji për trajtim lokal të lezioneve të akneve.
- Epitoxyl: trajtim detoksifikues që nxjerr papastërtitë nga lëkura.
Hidratim dhe qetësim
- Hydroloc: krem intensiv, i pasur me lipide, për lëkurë shumë të thatë.
- Hydrating Masque: maskë intensive hidratimi.
- Seba-E: vaj hidratues për lëkurë të thatë dhe të inflamuar.
- Herb & Mineral: spray hidratues për të gjitha tipet e lëkurës.
- Contraderm dhe Betagen: kremra qetësues për lëkurë hipersensitive.
- Red Vein: krem aktiv për skuqje, rozace dhe kapilarë të dukshëm.
Pigmentim, ndriçim dhe shenja të moshës
- Super Bright: krem nate ndriçues për pigmentim.
- Melanotech® Drops: solucion i përqendruar për njollat e pigmentimit.
- Herbal Pigment dhe Crème Citrique: kujdes për lëkurë me pigmentim.
- Direct Delivery Vitamin C dhe Super Serum: serume antioksidante.
- Fine Line dhe Eye Tone: krem dhe locion kundër rrudhave për fytyrën dhe konturin e syve.
- Exoderma Peel dhe Pore Reduction Plus: eksfoliim dhe kujdes për poret.
Pse të blesh DMK nga Innerskin By Edda
Innerskin By Edda është klinikë dermo-estetike në Korçë, jo vetëm dyqan online. Përveç produkteve, ofrojmë trajtime profesionale me DMK, Circadia dhe Dermaceutic, si dhe epilimin lazer Candela GentleMax Pro dhe Icoone Laser Med. Nëse ke pyetje, na shkruaj në WhatsApp ose përmes faqes Kontakt, dhe lexo më shumë te faqja Rreth nesh.
Shiko edhe markat e tjera
Në dyqanin online gjen edhe markat: Circadia, Dermaceutic, Ultima Derma. Mund të filtrosh produktet edhe sipas kategorisë: serume, maska, hidratues, lares fytyre, eksfoliues dhe sapuna.
Pyetje të shpeshta
Çfarë është DMK dhe për kë është?
DMK është markë profesionale e kujdesit të lëkurës me bazë enzimat dhe përbërës bimorë. Ka produkte për akne, pigmentim, hidratim, lëkurë të ndjeshme dhe shenja të moshës, ndaj mund të përdoret nga lloje të ndryshme lëkure.
Ku mund të blej produkte DMK në Korçë?
Në klinikën Innerskin By Edda në Korçë, ose online përmes dyqanin online. Mund të na shkruash edhe në WhatsApp për të zgjedhur produktin e duhur.
A i dërgoni produktet DMK në gjithë Shqipërinë?
Po. Porositë dërgohen me delivery në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm në Korçë.
Cilin produkt DMK të zgjedh për akne?
Pikënisje të zakonshme janë Acne Wash, Acu Klenz dhe Acu Masque. Për akne të forta ose të vazhdueshme, më mirë kërko këshillën e një specialisti para se të nisësh.

















