Kategori: Maska

Maska për fytyrën – trajtim intensiv për rezultate të dukshme tek Innerskin by Edda

Nëse rutina jote e përditshme nuk po mjafton, një maskë për fytyrën është ajo që bën diferencën. Është hapi që shkon më thellë – pastron, ushqen dhe rigjeneron lëkurën në mënyrë më intensive se çdo produkt tjetër.

Tek Innerskin by Edda, maskat nuk janë thjesht “relax”, por trajtime reale për probleme konkrete të lëkurës.

Për shembull, nëse ke pore të bllokuara ose akne, produkte si Deep Pore funksionojnë shumë mirë për pastrim të thellë dhe reduktim të yndyrës. Nëse problemi është lëkura e lodhur dhe pa shkëlqim, trajtime si Radiance ndihmojnë në ndriçim dhe përmirësim të menjëhershëm të pamjes.

Për lëkurë që ka nevojë për rigjenerim ose qetësim, sidomos pas trajtimeve, produkte si Regen Ceutic dhe Epitoxyl japin efekt rikuperues dhe ndihmojnë në forcimin e barrierës së lëkurës.

Maska e duhur për fytyrën:

  • Pastron më thellë se larësi i zakonshëm
  • Ul aknet dhe papastërtitë
  • Hidraton dhe qetëson lëkurën
  • Jep efekt të menjëhershëm në pamje

Tek Innerskin by Edda mund të zgjedhësh maskën sipas nevojës reale të lëkurës – jo thjesht sipas trendit, por sipas asaj që funksionon

Filtro produktet

Filter by price

Brands

Product Status

Filtro produktet